Qeveria greke ka ngrirë procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian duke mos firmosur një letër të përbashkët të 27 shteteve anëtare të unionit për të dhënë miratimin e 5 kapitujve të parë.
Mediat e rëndësishme greke raportojnë se ky qëndrim i qeverisë lidhet me shkeljen e të drejtës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për t’u betuar.



