Vëzhguesja Greta Meta foli në MCN Live lidhur me problematikat e shfaqura në qendrat e votimit në Vorë.
Meta tha se pati një lloj konflikti dhe konfuzioni pas mosparaqitjes së komisionerëve të PD-së, por situata u normalizua dhe u arrit kuorumi i nevojshëm për vijimin e procesiut të votimit.
Vora pati njëlloj konflikti dhe një lloj konfuzioni lidhur me pranimin e komisionerëve, për mos paraqitjen e komisionerëve nga PD. Neve u sqaruam për të kuptuar situatën edhe me sekretarin e KZAZ-së 26 në Vorë dhe besoj se ky lloj konfuzioni është qetësuar, qendrat e votimit janë normalizuar dhe kanë arritur atë kuorumin e nevojshëm për të vazhduar procedurën e votimit. Në këtë qendrën që jemi këtu për momentin 18/60 kryetari i komisionit të qendrës së votimit që i përket PD nuk është paraqitur dhe s’ka ndonjë dijeni pse nuk është paraqitur. Komisionerët thanë që na kanë thënë se do vijnë”, tha Meta.



