Zgjedhjet për kreun e PD/ Shehaj në Tropojë: Demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor

Zgjedhjet për kreun e PD/ Shehaj në Tropojë: Demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor

Katër ditë para zgjedhjeve partiake për kreun e PD, kandidati për kryetar i kësaj partie, Agron Shehaj, ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Tropojë.

Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video nga takimi me demokratët, teksa shkruan se PD duhet të jetë e bashkuar dhe se kështu mund të fitojnë dhe demokratët mund të shkojnë në pushtet.

Ndër të tjera ai shprehet që demokratët duhet të votojnë për ndryshim më 13 qershor.

“Kjo është e vërteta: “Basha ka ndejtur boll e tepër. Ishte dashur të jepte dorëheqjen vetë. Mos të bëhemi servilë. Edhe sikur ta lëmë 100 vjet ai nuk fiton më.”

Si e trajton të vërtetën Basha: “Ta kundërshtosh një kryetar ose seksion për një punë që duket se nuk është e drejtë, quhet se ti je bërë socialist. Kjo nuk është e drejtë”.

Demokratët duhet të mos dëgjojnë kryetarin e tanishëm, i cili ka prioritet karrigen e tij, por t’i mendojnë gjërat vetë. Duhet ta mendojnë vetë si duhet të jetë një udhëheqës që çon në fitore. PD ka nevojë për një lider të pakorruptuar dhe që nuk korruptohet. Një lider që nuk është i kapur nga oligarkët dhe ka kurajë të luftojë kundër tyre. Një lider që i çon gjërat deri në fitore me kurajë.

Prandaj demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor, që PD të bëhet prapë =PartiaQëFiton,” shkruan Shehaj në postimin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy