Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta dhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë patur dje një takim të shkurtër e të përzemërt me njëri-tjetrin në ambjentet e hotel “Tirana”.
Shkak për takimin e shkurtër mes tyre është bërë pjesëmarrja në aktivitetin e organizuar me rastin e 55-vjetorit të lindjes, së gazetarit, analistit, pedagogut dhe shkrimtarit Agim Neza, ku edhe u promovuan tri librat e tij të fundit.
Takimi i Metës dhe Topallit, ndodh në një kohë kur ish-kryetarja e Kuvendit është rreshtuar hapur dhe me akuza mjaft të ashpra kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin e bën fajtor për humbjen në zgjedhje duke i kërkuar largimin nga drejtimi i kësaj force politike.



