
KQZ në mbledhjen e saj të miratimit të tabelës përfundimtare për zgjedhjet e 30 qershorit, shpërndau sot edhe fondet për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
PS do të shpërblehet edhe me fonde nga buxheti i shtetit si forcë politike fituese ndërkohë shuma që do të përfitojë është 49.966.219 lekë.
Edhe Bindja e Astrit Patozi edhe pse në disa bashki doli forcë e tretë, është shpërblyer nga KQZ-ja e Edi Ramës më shumën prej 1.800.691 lekësh nga buxheti i shtetit.
Partia Fryma e Re Demokratike e drejtuar e Bamir Topit do të duhet ti kthejë KQZ-së një shumë prej 2.2 milionë lekësh, për shkak të rezultateve të marra.



