
Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.
Ndërsa u rrëzua kërkesa e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.
Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.
Grupi PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024. PD kërkonte hetim parlamentar për procedurat sesi u miratua projekti dhe pikëpyetjet që lidhen me investitorin por veç Bujar Leksajt i cili votoi kundër asnjë deputet tjetër i Opozitës nuk ishte i pranishëm në sallë kur u votua pr/vendimi pak pas mesnatës së 30 janarit.
Kuvendi miratoi gjithashtu marrëveshjen me Bankën Europiane për Zhvillim për financimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”. Kjo nisëm u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim
Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe shtyrjen e afatit të aplikimit për statusin e Investitorit Strategjik. Sipas ndryshimeve, aplikuesit kanë afat deri në dhjetor 2026.
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.



