
Sot shënohet 66-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në OKB.
Kjo ditë është përkujtuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila u shpreh se 66 vjet më vonë Shqipëria është një anëtar i besueshëm i OKB dhe i gatshëm për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe prosperitetin si anëtar i Këshillit të Sigurimit.
“66 vjet më parë në këtë ditë Shqipëria u bë anëtare e OKB-së. 66 vjet më vonë Shqipëria është një vend shumë ndryshe, një anëtar i besueshëm i komunitetit të kombeve, një mbështetës i vendosur i angazhimit shumëpalësh dhe i gatshëm për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe prosperitetin si anëtar i KS”, u shpreh Xhaçka.
Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar.
Mandati fillon më 1 janar 2022.



