Kryeministri Rama ka mbërritur në stadiumin “Galatsi”, ku është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga emigrantët.
Shqiptarët shihen me flamuj në duar e në sfond ka këngë me motive patriotike.
Rama zgjodhi që turin me Diasporën shqiptare kudo në botë ta nisë me Athinën, atje ku jetojnë mijëra shqiptarë.
Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda, ministrja Mirela Kumbaro dhe këngëtarët Noizy, Era Rusi dhe Ylli Baka.
Takimi nisi me Himnin shqiptar dhe u pasua nga performanca e Era Rusit dhe Noizyt.



