Nis në Tiranë Forumi 7-të EUSAIR, në fokus përfshirja e të rinjve në sfidat e rajonit  

Nis në Tiranë Forumi 7-të EUSAIR, në fokus përfshirja e të rinjve në sfidat e rajonit  

Të rinjtë janë në qendër të Forumit të 7-të EUSAIR që startoi sot në Tiranë. Takimi që hap siparin e një sërë aktivitetesh si leksione, konsultime dhe tryeza të rrumbullakëta nisi me fjalimin e Megi Finos, zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë; Elisa Ferreira, Komisionere Evropiane për Kohezionin dhe Reformën, si dhe fjalime nga përfaqësues të tjerë të Lartë të Shteteve Anëtare dhe Komisionit Evropian.

Viti 2022 është Viti i Rinisë në Bashkimin Evropian dhe Tirana është kryeqyteti evropian rinor i këtij viti. Kjo i ka vendosur të rinjtë dhe përfshirjen e tyre aktive në një ngjarje qendrore e rajonale në fushën e mjedisit, turizmit të qëndrueshëm, digjitalizimit dhe transportit.

Forumi mbledh së bashku përgjegjësit për punët e jashtme dhe fondet Evropiane, zyrtarë të Komisionit Evropian, ekspertë të shquar nga shumë fusha, biznesmenë dhe të rinj për të diskutuar të ardhmen e strategjisë dhe rolin e saj në adresimin e çështjeve kyçe në rajon.

Dy nga pikat kryesore të aktivitetit 3-ditor do të jenë një sërë leksionesh mbi shtyllën e cilësisë së mjedisit në kuadër të strategjisë EUSAIR, të organizuara me mbështetjen e EUSAIR Facility Point në Izola, Slloveni dhe të bashkëfinancuara nga Interreg Adrion dhe Komisioni Evropian. Në kuadër të këtij grupi, i cili do të fokusohet në biodiversitetin, zonat e mbrojtura detare dhe konkluzionet kryesore të sesionit të Konventës së Barcelonës, dr. Mitja Bricelj dhe dr. Senad Oprašić (koordinatorë të shtyllës së cilësisë së mjedisit) dhe lektorë të shquar nga Sllovenia (dr. Andrej Sovinc, dr. Mitja Grbec), Greqia (dr. Vassiliki Vassilopoulou dhe Stavros Antoniadis), Kroacia (mag. Davor Percan) dhe Mali i Zi (dr. Mirko Gjuroviq). Ky është një grup i shumëpritur leksionesh, analizash të thella dhe rezultate konkrete të projekteve kryesore në fushën e cilësisë së mjedisit, të cilat janë njohur nga Komisioni Evropian dhe kanë potencial të madh për zbatim në shtetet e tjera anëtare.

Fokusi i dytë është në kurset e mësimit online për infrastrukturën e gjelbër, e cila është pjesë e Learning Channel (Kanalit mësimor) brenda Platformës së Aksionerëve të EUSAIR (ESP). Modulet e trajnimit fokusohen në konceptet kyçe të infrastrukturës së gjelbër dhe rolin e tyre në planifikimin modern hapësinor dhe kanë për qëllim kryesisht organet dhe institucionet vendimmarrëse, si në nivel kombëtar dhe lokal, përgjegjës për planifikimin hapësinor. Kurset falas të mësimit online do të jenë një mjet i shkëlqyer për këdo që dëshiron të zgjerojë njohuritë për infrastrukturën e gjelbër dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme.

Mbi strategjinë e EUSAIR

EUSAIR është një strategji e BE-së për rajonin Adriatik dhe Jon, i cili adreson sfidat e përbashkëta të rajonit dhe forcon angazhimin e palëve të interesuara për kohezionin ekonomik, social dhe territorial. Strategjia u miratua nga Komisioni Evropian në vitin 2014, duke e bërë atë strategjinë e tretë makro-rajonale në BE që përfshin nëntë vende: Greqi, Kroaci, Itali, Slloveni, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Serbi dhe nga viti 2020 edhe Maqedoninë e Veriut. Ai bazohet në katër shtylla tematike: rritja blu, lidhja e rajonit, cilësia e mjedisit dhe turizmi i qëndrueshëm. Sllovenia, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, koordinojnë shtyllën e Cilësisë së Mjedisit, ndërsa Bashkia e Izolës si partner slloven i projektit EUSAIR Facility Point kryen detyrat e sekretariatit për këtë shtyllë. Objektivat janë përmirësimi i cilësisë së jetës në brigjet e detit të përbashkët, ruajtja e biodiversitetit dhe administrimi më i mirë i pellgjeve lumore nëpërmjet rregullimeve konkrete dhe zbatimi i regjimeve të bazuara në respektimin e shërbimeve të ekosistemit në tokë, në bregdet dhe në det në rajonin Adriatik dhe Jon.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy