PD ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 6 Marsit në Shkodër.
Kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha ishte i pranishëm në takimin hapës të fushatës, për të prezantuar kandidatin e PD-së për Shkodrën, Xhemal Bushati.
Fushata e kandidatit Bushati, u bë nga e bija Genta Bushati e cila veçoi faktin se i ati do të arrijë ta ringrijë Shkodrën në piedestalet e krenarisë që i takon.
Tek shoh tim atë qe i kërkon vetëbesimin Shkodrës, shoh nje njeri te ndershëm, krenar, dinjitoz. Do thoni ju, pse kaq pak modeste? Sepse ashtu ndihem, me fat, me shume fat qe kam ne bazat e mia kontributin e nje njeriu si babi im. Për asnjë çast te jetës sime nuk di te me ketë mësuar asgjë tjetër përveçse se moralit te kulluar, punës se palodhur, përkushtimit te panegociushem, krenarisë qe duhet fituar, bashkëpunimit qe duhet gjetur mes miqsh te mire dhe te drejte. Unë pres, di dhe dua qe te njëjtin kontribut, me aq dashni ai do ia përcjelle edhe Shkodrës, sepse me shume se kurrë Shkodra ka nevoje për dike jo vetëm qytetar, por punëtor dhe te ndershëm.
Tek im ate, dhe ketë mendojeni gjithnjë, nuk gjeni thjesht burrin serioz qe i është përkushtuar politikes, biznesit apo administrimit, por gjeni bashkëshortin, babin dhe gjyshin e nje njeri qe ia ka dale te ndërtojë nje familje e cila ndihet krenare per te, ne Shkodren e tij, mes shkodranëve te tij, jam e bindur qe do ia dale ta ringrije Shkodren ne piedestalet e krenarisë qe i takon.
Nga ana e tij, kryedemokrati Lulzim Basha në prezentimin e tij, tha se PD i ka një borxh qytetit të Shkodrës, borxh të cilin ende nuk ia ka shlyer. Basha tha se Shkodrës i nevojitet një udhëheqës si Xhemal Bushati.
Megjithëse PD ka një borxh të madh ndaj Shkodrës. ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës, për aq sa ajo i ka dhënë, por jam i bindur se Shkodra do votojë PD. Shkodranët që s’i gënjeu dot as Enver Hoxha, si gënjen dot asnjë pushtet. Xhemal Bushati është kandidati i duhur, me një fytyrë të pastër. Ka vetëm një rrugë që Shkodranët mos të kenë për kryebashkiak modelin e Ramës, të incenreratorëve, që shkatërron ekonominë dhe vret shpresën. Ka vetëm një zgjedhje, vota për Xhemal Bushatin. A doni një Shkodër të kontrolluar nga Rama dhe Tom Doshi? A doni një kryebashkiak që ka si model Ramën dhe Tom doshin? S’ju dëgjoj (jo thonë në kor demokratët) Atëherë votoni PD. Shkodra është dashni. Shkodrës i duhet një kryebashkiak që ka dashni për këtë qytet dhe ka forcë për të luftuar për qytetarët.



