Vizita e Cameron, Krashi: Marrëdhëniet me Britaninë, speciale (VIDEO)

Vizita e Cameron, Krashi: Marrëdhëniet me Britaninë, speciale (VIDEO)

Deputeti socialist Lavdrim Krashi, për vizitën e sekretarit britanik për Çështjet e Jashtme, David Cameron, thotë se Britania e Madhe do të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe në vendin tonë.

Kam dëgjuar që do vijnë investime, por ajo është shfaqje interesi për investimet strategjike që ka në plan qeveria.

Britania e Madhe është e interesuar për të marrë pjesë qoftë në konsulencë edhe investim, sa i takon hekurudhës shqiptare.

Ne jemi vendi i vetëm në Europë që nuk kemi transport hekurudhor. Ne i kemi shkatërruar edhe hekurudhat e kolegut të Titos.

Mesazhi i Cameron dhe qeverisë britanike, është se bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe pavarësisht kush është në pushtet, do jetë i shkëlqyer.

Kemi mundësinë që marrëdhëniet më Britaninë e Madhe ti kemi jo si partner strategjik, por marrëdhënie speciale.

Siç janë marrëdhëniet e SHBA me Britaninë e Madhe që janë speciale.

Nga studio e MCN Live, Krashi tha se është koha për të ridimensionuar marrëdhëniet shqiptaro-britanike.

Nuk mendoj se ka pasur gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, është fjalë shumë e madhe, ndoshta pakujdesi.

Një nga arsyet kryesore pse Sunak ka vendosur t’i bëjë zgjedhjet shpejt, është se vlerësohet se ka një sukses në luftën kundër emigracionin, për marrëveshjen me Shqipërinë dhe Ruandën.

Mendohet se kjo do i japë avantazh politikë dhe më shumë deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Numri i klandestinëve në Britani është ulur me 95%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy