Andoni: Tek PS është e pamundur të ketë disidencë reale politike

Andoni: Tek PS është e pamundur të ketë disidencë reale politike

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv ministrat e rinj në qeveri janë shtojca të ministrave të tjerë, dhe nuk do të sjellin filozofi tjetër. 

 

Më tej, Andoni tha se në PS është e pamundur të ketë desidencë reale politike. 

 

Këta ministra janë shtojca të ministrave të tjerë, sa i përket punës. Nuk do sjellin filozofi tjetër.

Vendi ynë përballet me një gjendje kaotike që e ndjen në çdo aspekt. 

 

Në një parti ku fuqia e Ramës është e pakontestueshme, është shumë e vështirë të shohësh përballje të brendshme. 

 

Drejtësia po vepron në nivele të larta, por jo në masën që duhet. Inceneratorët janë harruar, nuk pati hetimet që duheshin bërë. Ke Metën akoma pa dalë në sistemin gjyqësor, dhe pa iu komunikuar akuzat. Ashtu siç ke Veliajn etj. 

 

Tek PS është e pamundur të ketë njëlloj disidencë reale politike, apo desidencë të mirë në sensin që kjo parti të prodhojë një katarsis. Të mjafton të shohësh gjuhën e trupit të tyre dhe arrtin të kuptosh funksionalizimin e partisë. 

 

Opozita duhet të mendojë që ardhja në pushtet po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy