
Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca plenare e Kuvendit për të miratuar e diskutuar mbi disa çështje të cilat janë planifikuar në rendin e ditës.
Kësisoj, raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2021 do të prezantohet sot përballë deputetëve nga kryetari i AMA-s. Po ashtu, një çështje shumë e rëndësishme që do të diskutohet sot është edhe projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.
Parku i Butrintit është kthyer në muajin e fundit në temë diskutimi e debati mes opozitës e mazhorancës dhe sot pritet që kjo temë të shoqërohet poashtu me debate.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12.05.2022 dhe 16.05.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Raport i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2021. (Neni 14 i ligjit nr. 97/2003 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i AMA - jo më shumë se 20 minuta.
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Koha e votimit të projektrezolutës4. Raport i veprimtarisë të Institutit të Statistikave për vitin 2021. (Neni 13 shkronja “d” e ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Drejtori i Përgjithshëm - jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Koha e votimit të projektrezolutës
5. Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë
kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së
Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës



