Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mohuar përfshirjen e tij në aferën e dosjes 5D për të cilën akuzohen 5 drejtorë të tij.
Në një deklaratë për mediat Veliaj foli me superlativa për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, por tha se ai nuk ka qenë në dijeni për abuzimet e tyre me tenderat, dhe në asnjë moment nuk foli për dorëheqje duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe opozitës.
Për të tre drejtorët e lartë të bashkisë, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, Prokuroria e Posaçme po heton për korrupsion pasiv, mosdeklarim ose fshehje të të ardhurave dhe shkelje e barazisë në tendera.



