
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ditën e djeshme si një ditë të shëmtuar për parlamentin e Shqipërisë duke e cilësuar këtë të fundit si një republikë vasale të Serbisë. Përmes një deklarate Berisha thotë se raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë.
Së pari, dje ishte një ditë e keqe, e shëmtuar për parlamentin shqiptar. Ai nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë.
Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai.
Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit.
Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare.
Po ashtu Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Edi Ramës se ai nuk votoi rezolutën për raportin e Dick Marty.
Për një arsye pune nuk isha, por deklarova votën po në parlament. Thashë që do miratojmë këtë rezolutë. Kjo është kryesorja për pozicionin që unë kam. Ishte e vendosur që ne ta votojmë rezolutën. Obligimet e tjera nuk më lejuan të isha në parlament në kohën kur u votua. Por vota ime ishte pro. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Marty në aulën e Kombeve të Bashkuara. E kam denoncuar në Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës.
E para se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe këtë nuk e ka thënë as Millosheviçi. Ata do e përdornin këtë si argumentin kryesor në gjyq.
Së dyti, dokumentin ku Vladimir Vukçeviç thotë se raporti është i yni. Këto mjaftonin. Por nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë Edi Ramën. Nuk u votua raporti në Këshillin e Europës. U votua rezoluta. Askush nuk mund të thotë se shkulja e organeve për transplant nuk duhet të hetohet



