Ish-kryeministri Berisha shfrytëzoi foltoren e radhës për të ftuar në një debat kreun aktual të qeverisë. Berisha tha se në një debat televiziv, nëse Rama e pranon një të tillë, do t’i numërojë të gjitha mëkatet e dy mandateve qeverisëse.
Edvin je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. Me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut atdhe. Të gjithë ato që konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar. Para se të të japim duart, të ftoj në një debat televiziv, të tregoj dhe t’i numëroj të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve dhe mbathja në Beograd se atje të presin krahëhapur.
Lidhur me nismën e tij në bazë, Berisha tha se i ka mbledhur 4200 firma, që do t’i dorëzohen Kuvendit Kombëtar.
Nesër dorëzohen 4.200 firma të Kuvendit Kombëtar, i them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të PD, se 4.200 kanë firmosur, do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj. Do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit. Rroftë PD, rroftë Shqipëria.



