KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2024

KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024.

Në mbledhjen e drejtuar sot nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shqyrtua projektvendimi “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2024”.

Sipas këtij projektvendimi 11 parti politike marrin në total nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë.

Pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151.4 milionë lekë. Partia Demokratike vjen e dyta, me 106 milionë lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 milionë lekë.

Partia Republikane merr 11.4 milionë lekë, PDIU merr 9.7 milionë lekë, ndërsa socialdemokratët 12.3 milionë lekë.

PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK përfitojnë nga 8 milionë lekë kurse “Rithemelimi” i Berishës nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Fondet, sakaq, nuk kalojnë menjëherë, pasi fillimisht partitë duhet të dorëzojnë raportet e tyre financiare për vitin 2023.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy