Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kërkoi hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011, një dosje kjo që sipas tij do të vërë në provë organet e reja të drejtësisë. Në një konferencë shtypi, Manja tha se në dritën e provave të reja, Prokuroria dhe SPAK duhet të ndërmarrin një hetim të gjithanshëm për ngjarjen e 12 viteve më parë, kur 4 protestues u vranë në bulevard.
Ajo kasetë e do një përgjigje. Ajo tregon se 21 janari është një krim shtetëror. Duket kush janë urdhëruesit dhe ekzekutorët e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm. Prokuroria e ka gati një hetim prej 12 vjetësh për 21 janarin, por ende nuk ka konkretizuar asgjë. I takon prokurorisë së Tiranës, por edhe SPAK-ut, të japin përgjigje shteruese, me prova dhe një hetim objektiv dhe të gjithanshëm. Pas daljes së asaj kasete, mund të dalin shumë prova në dritë.
U vranë katër më të mirët nga ne, por më e keqja, u vra shpirti i protestës. Provat aty kanë qenë por drejtësia e djeshme hezitonte të merrej me 21 janarin. Sot organet e reja anë në sprovën për të treguar se funksionojnë.



