
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj, se kanë ndryshuar projektin tek parku i Liqenit për interesa mafioze dhe kanë shkelur ligjin.
Kreu i Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi ka thënë se projekti nuk po respektohet pasi ai i ndalon kategorikisht ndërtimet.



