Bejko kandidat për Tiranën/ Sejamini: Ndër elementët kryesorë të marrjes me politikë është kostoja që merr

Bejko kandidat për Tiranën/ Sejamini: Ndër elementët kryesorë të marrjes me politikë është kostoja që merr

Duke analizuar faktin se si po punohet sot nga të partitë demokratike për fushatën paraprake për zgjedhjet vendore të 14 majit, për analistin Neritan Sejamini, i ftuar në “Të Paekspozuarit, një nga elementët kryesorë të marrjes me politikë është kostoja që merr.

Çështja e sulmeve politike është çështje e përbotshme, që nga fillimi i politikës.

2200 vjet po të lexosh, që nga Ciceroni, një nga problemet kryesore është që në fushata shpifet ndaj kundërshtarit. Një nga elementët kryesorë të marrjes me politikë është kostoja që merr. Një njeri që ka kurajo të ngrihet mbi llafe, ngrihet mbi këto sepse ka kurajo dhe e merr këtë kosto.

Nëse thua që po të shanë në Facebook nuk duhet të kandidosh, atëherë nuk e di pse rri Edi Rama në politikë dhe të shkojmë në një botë qiellore.

Një pjesë e përplasjes në politikë është e pandershme, por nuk do të thotë që politika në botë ka mbaruar. Ti po më sjell një argument që nuk ka vlerë fare, ai që ka kurajo bën këtë gjë.

Në Amerikë thonë duhet të kesh lëkurë të trashë që mos prekesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy