
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar dokumentarin e publikuar në televizionin italian Rai 3.
Ai tha se në këtë dokumentar ka dy elementë e para nëse ato që thuhen aty janë të vërteta dhe e dyta qëndron në faktin se gazetari i shërben interesit të Italisë.
Ka dy elementë një është ai i përmbajtjes nëse janë të vërteta ato që thuhen sepse problemi i shqiptarëve të dënuar në Itali është që ata të dënuarit në Itali me 20-30 vite burg atje të vijnë ta kryejnë dënimin në Shqipëri. Është një problem real sepse ka nga ata persona që marrin dënimet në Itali dhe pasi ekstradohen në Shqipëri dalin pas disa javësh dhe kjo është e rrezikshme.
Vijnë të dënuarit shqiptar nga Italia dhe dalin për dy tre javë këtu pa e përfunduar dënimin e marrë nga shteti italian dhe pastaj bëhen biznesmen të mëdhenj. Nëse këta kriminel dhe vrasës që kryejnë krimin jashtë Shqipërisë dhe vijnë këtu për të kryer dënimin e mbetur por që lirohen është një çështje që ngrihet në dokumentar dhe duhen hetuar.
E lëmë motivin për një moment të shohim faktet dhe a ka vend që ato të hetohen. E dyta është se gazetari i shërben interesit të Italisë dhe aty ka një përplasje mes të majtës dhe të djathtës që nuk janë dakord dhe për këtë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët dhe ai për këtë ka ardhur.



