Ambasadori italian flet nga Shkodra: Evropa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë (VIDEO)

Ambasadori italian flet nga Shkodra: Evropa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë (VIDEO)

Nga Shkodra, ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabricio Bucci ka folur me nota pozitivie sa i takon integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropaine. Ne një intervistë për mediat ai ka deklaruar se Evropa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit pasi pa vendet e Ballkanit nuk ka një Evropë të bashkuar.

Unë mendoj se “Po”, siç e dini Keshilli i Evropës ka dhënë driten jeshile për çeljen e negociatave. Une shpresoj se deri ne fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë qe po vijon prej disa muajsh dhe ka sjelle mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndesishme që Evropa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, qe ne nuk e donim, por po e jetojmë dhe Evropa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të jape një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin për 6 vendet që janë pjesë e Evropës, dhe Evropa duhet të jetë në lartësine e duhur.

Sa i takon hapave që duhet të ndjekë Shqiperia, Ambasadori Bucci u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara, dhe ka ardhur koha që Shqipërisë t’i happen negociatat

Kur të nisin negociatat, duhet të përshpejtojmë disa reforma, kur hapen negociatat hapet rruga për dialogje, për politikën, për Komisionin Evropain dhe Shqipërine. Jane reformat në drejtësi, reforma kundër krimit të organizuar dhe një sërë reformash që janë të hapura dhe Italia ka qenë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë në çdo rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy