
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, njoftoi pas mesnatës fitoren e të djathtës në këtë qark. Alibeaj tha se beson që numërimi do të jetë i pastër dhe korrekt.
“Kjo që përjetuam sot të gjithë është fitore e të gjithë shqiptarëve. Sot jemi gati që bashkë me qytetarët fierakë të fillojmë një të ardhme të re. Falënderim i parë është për të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe na besuan, na besuan në rrugën tonë, u treguan të përkushtuar dhe të vendosur. Fitore e përbashkët e jona dhe të gjithë shqiptarëve. Sot ka fituar Shqipëria. Ne fituam sonte. Kjo është një fitore e madhe!
Tani filloi procesi i numërimi dhe ka sigurinë që do të jetë i pastër dhe korrekt për ta ruajtur mirë në djepin e shpresës. Votat janë në kuti. E rëndësishme është që ky proces do të jetë i pastër dhe korrekt dhe të kemi rezultatin që të gjithë e presim, fitoren”, deklaroi Alibeaj.



