
Vendimin e KQZ-së për të mos e regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, grupimi i Alibeajt do ta ankimojë në KAS. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, tha se Ilirian Celibashi ka shkelur ligjin, për qëllime politike.
Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.



