Gjekmarkaj: Skandal në Shkodër! Po rihapet qendra e votimit në kundërshtim me kodin

Gjekmarkaj: Skandal në Shkodër! Po rihapet qendra e votimit në kundërshtim me kodin

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka denoncuar komisionarët e Partisë Socialiste se po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin qendrën e votimit në Bruçaj të Dukagjinit, çka sipas tij është në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.

 

DEKLARATA

Per dijeni Ambasades Amerikane dhe Zotit Celibashi!

Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkoder të cilin PD e denon me vendosmeri dhe kerkon nderhyrje te menjehershme që të nderpritet ! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit per shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuat  KQZ  per mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin  atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.  Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qender të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të toleroje akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet , shit-bleresit kronikë do të perballen me vendosmerinë e Shkodranve per të mbrojtur voten e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kq vullnetin e saj politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy