
Fushatën e llogaridhënies publike para qytetarëve kryeministri Edi Rama e ka ndalur në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me qytetarët, kreu i qeverisë, deklaroi se me procesin e vettingut, gjyqtarë dhe prokurorë kanë "mbetur rrugëve" dhe luten që të mos thërriten për të dhënë llogari.
"Imagjinoni ku do të ishim sot ne, duke filluar nga e drejta e pronës, sikur reforma në drejtësi që ne e nisëm, vetëm tre vite më parë. Sikur pastrimi i gjykatësve dhe prokurorëve të ishte bërë 20 vite më parë, sikur procesi i rekrutimit të tyre të ishte transparent siç do të jetë në vitet në vijim, do të kishim ne sot kaq shumë probleme me pronën? Futu në gjykatë me letra false dhe dil me dhjetëra apo qindra hektarë janë bërë në bashkëpunim me gjykatësit nuk janë bërë vetëm. Sikur reforma në drejtësi të ishte bërë 20 e ca vite sot, nuk kishim ardhur në ditën kur njerëzit thonë se gjithë politikanët janë hajdutë. S'po shkon njeri në burg. Kujt ja ka pritur mendja se ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar të mbeteshin rrugëve dhe tani po luten o Zot ishalla nuk po vinë të më thërrasin për të dhënë llogari. Se do vijë dita dhe t’i thërrasin. Kujt ia priste mendja se do ndodhte kjo? Askujt, ja pra që u bë realitet!", tha Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi se kemi marrë rekomandimin dhe kemi hapur rrugën për pastrimin e sistemit të drejtësisë. rama tha se të ndërtosh shtet nuk është si të ndërtosh një ndërtim pa leje.



