Basha: Qeveria dha mesatarisht 5 euro në muaj për shqiptarët gjatë pandemisë

Basha: Qeveria dha mesatarisht 5 euro në muaj për shqiptarët gjatë pandemisë

Në një takim me familjarët fermerë në Ndroq, kreydemokrati Basha ka shqyrtuar situatën ku gjenden fermerët atje duke theksuar se realiteti i tyre është dëshpërues dhe aspak i kënaqshëm.

“Më është dashur 10 minuta të vij nga rruga deri këtu, se rruga është si mos më keq. Jemi këtu në arrën e kësaj familje që ka mbjellë domate, zemër kau që e kam shumë përzemër. Kam ardhur këtu për të bashkëbiseduar me fermerët. S’kam asnjë surprizë pozitive sepse situata është këtu si kudo. Janë komplet jashtë vëmendjes. As kanë dëgjuar për subvencione jo më ta marrin. Punojnë gjithë ditën, kultivojnë domate, ose sipas zonave. Nuk kanë garanci as që do nxjerrin ndonjë fitim.”, është shprehur Basha.

Në takim, kreu i opozitës së bashkuar gjithashtu ka shprehur një analizë nga Partia Demokratike ku shikohet se në tre muaj, Thesari i Shtetit qeveria ka dhënë gjithsej për qytetarët 90 milionë euro, që do të thotë se shqiptarët morën nga 10 euro në muaj përgjatë pandemisë.

“Ditën e djeshme departamenti i financave në PD bëri një analizë të pagesave të Thesarit, a e dini sa para ka paguar qeveria që mburret, afro 90 milionë euro për gjithë shqiptarët për 3 muaj të pandemisë. Një tallje me taksa paguesit shqiptarë. Kanë marrë 10 euro për muaj shqiptarët në kohën që i duhej më shumë.”- tha Basha.

Ky është takimi më i fundit i kreut të PD, në vazhdën e bashkëbisedimeve që ai kryen me sipërmarrës të vegjël për të dëgjuar ankesat dhe vështirësitë e tyre dhe për t’u komunikuar atyre planin ekonomik të Partisë Demokratike në rast të ardhjes së saj në qeveri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy