Basha dorëzon amendamentin për hapjen 100% të listave: Vazhdojmë betejën me forcat politike euroatlantike

Basha dorëzon amendamentin për hapjen 100% të listave: Vazhdojmë betejën me forcat politike euroatlantike

Lulzim Basha, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin që parashikon hapjen 100% të listave.

Në një konferencë për mediat pasditen e sotme, Basha tha se ky amendament nesër do të jetë një nga testet për të mundësuar që Partia Demokratike e Shqipërisë- Demokratët Euroatlantikë të garojnë me një listë 100% të hapur, pavarësisht nëse Rilindja dhe Rithemelimi duan të vazhdojnë në rrugën e tyre të pakrye të listave të mbyllura.

Ai tha gjithashtu se beteja do të vazhdojë bashkë me forcat politike euroatlantike që nuk mund të gëlltisin dhe as të pranojnë me kokën ulur mbylljen e listave si këtë pazar të shëmtuar të kësaj mbrëmjeje, si të vetmin produkt pas shkatërrimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Drupal Ad

Ky amendament është dorëzuar sot dhe nesër do të jetë një nga testet për të mundësuar që Partia Demokratike e Shqipërisë- Demokratët Euroatlantikë të garojnë me një listë 100% të hapur, pavarësisht nëse Rilindja dhe Rithemelimi duan të vazhdojnë në rrugën e tyre të pakrye të listave të mbyllura.

Me deputetë të cilët për shkak të veprimeve apo mosveprimeve të tyre, në qeverisje apo në opozitë, jo vetëm që nuk kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve por kanë shpërdoruar dhe humbur atë besim me të cilin u ulën në ato karrige tre vite më parë.

Amendamenti do të depozitohet sot dhe do të vazhdojmë betejën me të gjitha forcat politike euroatlantike që nuk mund të gëlltisin dhe as të pranojnë me kokën ulur mbylljen e listave si këtë pazar të shëmtuar të kësaj mbrëmjeje, si të vetmin produkt pas shkatërrimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, si të vetmin objektiv të një grushti deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet dhe gjithë këtë betejë nuk e bënë për ju aq më pak për demokratët dhe opozitarët, por e bënë për të siguruar një vend në listën e ardhshme, duke i dhuruar Edi Ramës afrofe, të paktën sipas tyre, pushtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy