PD, padi për Sandër Lleshaj: Të pezullohet nga detyra

PD, padi për Sandër Lleshaj: Të pezullohet nga detyra

Partia Demokratike ka ngritur padi ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ndaj disa punojësve të Policisë së Shtetit, për shpërdorim detyre dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve.

Padia që demokratët kanë depozituar në Prokurorinë e Tiranës ka të bëjë me protestën e 16 marsit.

"Policia e Shtetit ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre. Kjo është qartazi, jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe një tentativë për të rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve", thuhet në letrën që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i ka dërguar organit të akuzës.

PD i kërkoi Prokurorisë pezullimin nga detyra të ministrit të Brendshëm dhe policëve të paditur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy