Basha në Roskovec: Do u japim fermerëve mundësinë të konkurrojnë produktet e rajonit

Basha në Roskovec: Do u japim fermerëve mundësinë të konkurrojnë produktet e rajonit

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me fermerët në Roskovec, tha sot se në fokus të programit të Partisë Demokratike është mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë.

Sipas Bashës, kur PD të vijë në pushtet do të heqë taksën e naftës dhe do të japë subvencione për të minimizuar koston e fidanëve dhe pesticideve.

“Mungesa totale e mbështetjes nga qeveri për fermerët. Përveç Shqipërisë. Mbartin pa parashikime që  nga moti. Për të zbutur efektet e asaj që nuk kemi dot në dorë apo për sëmundjet që janë të pakontrollueshme. Por qeveritë japin subvencione. Minimizohet kostot e fidanëve apo pesticideve. Do përfitoni për karburanti. Është taksa Rama për 240 lek për litër është karburanti më i shtrenjtë në botë, me Suedinë. Fermeri shqiptarë do e nxjerrin domaten në treg me çmim të pranueshëm dhe konkurrues me prodhimet e rajonit. Do t’ju mbështesim të eksportoni. Por ka rënë e ka rënë. Që nga trau i Rrugës së Kombit apo çmimi i karburantit. Krahasuar me Maqedoninë apo Greqinë. Prandaj nuk do pranojmë më që një grup të sjellin prodhime dhe pjesë tjetër në Shqipëri të mos ketë përkrahje.” ka thënë Basha.

Më tej Basha ka shtuar se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropain. Sipas tij në këto tetë vite Shqipëria ka humbur shumë për shkak të qeverisë Rama.

“E ardhmja jonë është Evropa. Nuk do të pushojë asnjë çast. 8 vite kemi humbur. Ne kemi bërë gjëra që shiheshin si të pamundur. Flisnim për heqjen e vizave. Radhët e gjata tek ambasadat. Sot falë punës dhe përkushtimit gëzoni lëvizje të lirë. Nuk do e ndal punë time derisa të bëhemi pjesë e BE. BE gjysmën e fitimit e harxhon për fermerët. Kemi humbur shumë nga qeveria se nuk e ka pasur mendjen të thithë këto investime.”

“Janë të gjitha të mundura. Sot dikujt mund të duket  e pamundur. Por unë ju them bëhuni gati për një Shqipëri që punon dhe krijon mirëqenie për veten dhe familjen  e vet. Ambicia ime është të kthej fermerët shqiptarë në gulagë të pasur dhe krenarë. Krenar për tokën dhe prodhimin e tyre. Shtresë e mesme. Njerëz që prodhojnë të mira janë fisnikëri që do e mbushni me gëzim këtë qeveri. Ne do ta bëjmë këtë realitet se një shekull i ri ka trokitur nuk na mungon dija për këtë realitet. Janë prioritet absolut.” tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy