
Për ditën e nesërme është njoftuar se do të zhvillohet protesta e dytë me radhë për vogëlushen Jonada Avdia, e cila gjeti vdekjen pasi u përplas më 2 gusht, nga skafi që drejtonte efektivi i Policisë Arjan Tase në plazhin e Potamit.
Protesta do të mbahet prej orës 19.30, para Ministrisë së Brendshme dhe përmes saj do të kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe e Drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Gledis Nano.
Kreu i PD Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale shpreh mbështetje për protestë.
Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!
Kjo është protesta e dytë që do të zhvillohet për Jonadën, e para u zhvillua më 4 gusht.



