Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha se Donald Trump nuk e llogarit fare Macronin, që sot ka vetëm 7-8 për qind të elektoratit.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Kulla thotë se Franca ka testata bërthamore, por s’ka sisteme të mbrojtjes, dhe në tërësi populli perëndimor s’është i përgatitur për luftë.
“Trump-i konsideron se një njeri si e atij zotërisë në Francë (Macron-it) që sot ka 7-8 për qind të elektoratit, as e llogarisin fare. Franca i ka testatat bërthamore. Sistemin mbrojtës sot e kanë vetëm rusët dhe amerikanët. Francezët s’kanë asgjë. Ata kanë poshtë Nisës dhe Marsejës disa baza dhe nëndetëse bërthamore dhe raketa bërthamore. I kanë në detin Mesdhe. I kanë në bregdet në tokë. Kaq mjafton për të filluar një luftë botërore. E di çfarë i ndodh Parisit po t’i bësh një luftë kibernetike, t’i bllokosh ujin, energjinë elektrike?! Perëndimi s’e ka popullin të përgatitur për luftë”.
Kulla vuri në dukje se Trump nuk do heqë bazat amerikane nga Europa.
“Trump nuk do heqë bazat amerikane. Jo çdo bazë amerikane është bazë e NATO-s. As në Kosovë s’e kanë idenë që Bondsteel është bazë amerikane, jo bazë e NATO-s. KFOR ka baza të tjera”.



