Rikthehet qetësia brenda maxhorancës, Meta, Dako e Koka shpërndajnë lejet e legalizimeve në Sukth

Rikthehet qetësia brenda maxhorancës, Meta, Dako e Koka shpërndajnë lejet e legalizimeve në Sukth

Duket se në koalicionin qeverisës është rikthyer qetësia. Pas një ngërçi dhe mos marrveshjeve disamujore, koalicioni qeverisës u bashkua në qendrën administrative të Sukthit ku ALUIZNI Durrës shpërndau katër mijë leje legalizimi.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministri i mjedisit Lefter Koka, dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako të cilët shtrënguan duart në takimin e zhvilluar nga ALUIZN-i Durrës.

Në fjalën e tij kryeparlamentari, pasi përgëzoi qeverinë për arritjen e objektivit me legalizimet, thumboi aleatët duke u kërkuar qytetarëve të falenderonin edhe partinë socialiste.

"Kjo është një zonë e jashtëzakonshme dhe këto prona kanë një vlerë të jashtëzakonshme, dhe për shkak të zonës ku jeni. Një zonë pranë bregdetit, një zonë pranë akseve kryesore të zhvillimit të vendit dhe absolutisht që legalizimi i jep një dimension tjetër, një vlerë tjetër pronave tuaja", tha Meta.

Ndërsa kyebashkiaku Vangjush Dako deklaroi se jemi në momentin që të gjithë ju po legalizoheni dhe për këtë dua të falenderoj qeverinë shqiptare, Kryetarin e Kuvendit dhe mazhorancën e cila ka qenë e përkushtuar për të zgjidhur këtë problem kaq të madh të banorëve të Sukthit.

Ndërsa nga ana tjetër ministri Koka theksoi se ajo që kemi kërkuar dhe ju kërkojmë në vazhdimësi, jo vetëm në këtë sektor por në të gjithë sektorët, bashkëpimi vjen më mirëbesim dhe mirëkuptim. "Kjo është një punë e vështirë dhe pa pjesëmarrjen tuaj aktive, pa gjetur një mirëkuptim të përbashkët nuk do të mundemi dot të mbarojmë këto procese kaq të rëndësishme dhe kaq jetike", tha ministri i Mjedisit.

Gjatë këtij takimi u dukë sikur edhe tonet dhe akuzat e ashpra mes Kokës dhe Dakos ishin hedhur pas, pasi dy kundërshtarët e përhershëm e morën fjalën njëri pas tjetrit dhe u takuan gjatë takimit.

ALUIZN-i Durrës pas mbylljes së procesit të legalizimeve në të gjitha qendrat administrative dikur të paazhornuara, tashmë do ta fokusoj punën në qytet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy