Hetimet mbi zgjedhjet, Olsian Çela: Me rëndësi transparenca

Hetimet mbi zgjedhjet, Olsian Çela: Me rëndësi transparenca

Kryeprokurori Olsian Çela ka deklaruar ditën e sotme pas një takimi me prokurorë të rretheve në Durrës se duhet hetuar me transparencë çështje që ka lidhje me krimet zgjedhore. Çela deklaroi se publiku duhet të jetë i qartë dhe të marrë informacion në lidhje me atë që ka bërë prokuroria duke vënë theksin te rëndësia e besimit të qytetarëve.

Është kërkuar vazhdimisht nga prokuroritë e rretheve të kryen hetime të shpejta. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen me proces transparence që publiku të jetë I qartë dhe të ketë informacion mbi atë që ka bërë prokuroria. Duam të jemi të besueshëm për qytetarët.  Çështja e zgjedhjeve prek shumë prokurori dhe janë çështje që kanë impakt në të gjithë vendin dhe ndaj rezultati i çdo hetimi është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota.  Kemi kërkuar angazhim për hetim të të gjitha ngjarjeve që lidhen me çështjet e zgjedhjeve. Në procesin ligjvënës prokurori i përgjithshëm nuk i propozon parlamentit. Është çështje që vlen të diskutohet. 

Synojmë nxitjen e prokurorive që të vazhdojnë të kenë në fokus hetimin sa më shpejtë dhe primare mbetet besueshmëria. Ka nevojë që prokuroria të mos humbë fokusin nga asnjë çështje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me çdo formë të krimit. Mbetet prioritet i prokurorisë të ruajë koherencën.

Ndërkohë pyetur nga gazetarët në lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në vend përgjatë ditëve të fundit, Çela u shpreh se kjo është një çështje që do të dojë një kohë të gjatë për të marrë përgjigje në bazë të hetimeve në lidhje me secilën prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy