Presidenti Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023. Presidenti Begaj priti sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney, e cila e informoi Presidentin Begaj edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Gjithashtu, McCluney ndau me Presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes. Në fund të debateve dhe trajtimit të temave më të rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, pritet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë politike, për të shprehur angazhimet në arritjen e Objektivave të Axhendës 2030. Presidenti Begaj e vlerësoi shumë pozitive dhe të ardhur në kohën e duhur nismën e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres “Plani i Shpëtimit për Njerëzit dhe Planetin”, për përmbushjen e Objektivave për një Zhvillim të Qendrueshëm 2030 (SDG), si dhe shprehu vullnetin dhe përfshirjen e institucioneve shqiptare në realizimin e angazhimeve kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy