Nadire Meçorapaj, kryetare e PD, dega Vlorë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë se procesi i ditës së djeshme në këtë qark ka qenë i drejtë, i rregull dhe model.
Duke vijuar Meçorapaj tha është e nevojshme që të gjithë demokratët të bëhen bashkë duke shtuar se veprimet e Salianjit nuk i shërbejnë PD-së.
Procesi ditën e djeshme ka qenë proces i paqtë dhe pa tensione. Pjesëmarrja ishte relativisht e mirë. Nuk ka pasur parregullsi gjatë procesit. Ka nisur në orën 08: 00.
Gjatë ditës së djeshme selia ka pasur gjallëri. Dega e Vlorës ka zhvilluar një proces model.
Është përgjegjësi, sakrificë, privilegj, por vlerësim shumë i madh për mua.
Kemi nevojë të bëhemi bashkë, krah njëri tjetrin. PD e tregoi dje që kemi qenë bashkë dhe degë e konsoliduar. Gara ka qenë e ndershme dhe demokratike.
PD nuk ka qenë përjashtuese. Nuk ka pasur përjashtime. Unë jam një ish-deputete në kohën kur PD-ja drejtohet nga Basha. PD nuk ka përjashtuar asnjë. Kanë qenë zgjedhje personale të individëve të caktuar që t’i bashkohen një partie tjetër për interesat e tyre.
Salianji është i vetëpërjashtuar nga PD. Takimi i Vlorës ishte takim i individëve të paguar dhe të sjellë nga rrethet e tjera për të mbushur sallën. Në përjashtim të 2-3 individëve, nuk kishte Salianji përfaqësues të PD. Besoj që të kthjellohet dhe t’i bashkëngjitet PD-së.
PD ka lider, vulë, flamur, kryesi, strukturat e saj. Është institucion. Nuk mendoj se nismat personale të individëve të caktuar shëndoshin partinë. Nëse kam mision t’i shërbej partisë e bëj krah liderit. Lideri i partisë është, flamuri po.



