
Pasi Kuvendi voitoi me 104 vota për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka reaguar edhe Levizja Socialiste për Integrim. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ish-deputeti Endrit Braimllari e ka konsideruar ilegjitim shkarkimin e Metës duke thënë se Parlamenti është monist.
Sipas Braimllarit, kjo nismë është ndërmarrë për të shmangur vëmendjen nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.
“Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim të heqë vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për këtë është i gatshëm të përdorë çdo dallkauk për t’u bërë noter i çmendurisë së Edi Ramës. Banditët që vodhën dhe shkatërruan zgjedhjet, sot bëjnë moral. Ata kanë vetëm një shqetësim sesi të shmangin vëmendjen nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve më 25 prill”, shkruan Braimllari.



