
KQZ ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme një listë emrash për verifikime në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Në studion e emisionit Të Paekspozuarit, gazetari Sokol Bregu tha përmendi tre prej tyre.
Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë. Gjithmonë Ambasada Amerikane ka pasur vërejtje dhe kërkesa për ta skualifikuar nga listat.
I dyti është kryetari i Bashkisë së Shijakut. Ka një vetëdeklarim shumë faqe. Ka pasur disa emra të ndryshëm. Ka jetuar shumë kohë në Zvicër.
I treti është Kristian Shkreli, kandidati i PS në Vaun e Dejës. Ka qenë në Torino.
Për zotin Fredi Beleri ka disa dënime të vetëdeklaruara. Duhet parë ligji, sepse këto dënime janë para vitit 1999.



