Argita Malltezi: Nuk ka asnjë fakt apo provë kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Argita Malltezi: Nuk ka asnjë fakt apo provë kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Në një konferencë për mediat me avokatët Gjokutaj dhe Mëngjesi, Argita Malltezi tha që babai i saj Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie” pa asnjë fakt e provë. Malltezi theksoi që ose duhet të gjenerohen prova, ose të pranohet që masa ka për qëllim goditjen e opozitës për qëllime politike të pushtetit. 

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg në fazë hetimesh pa asnjë provë, fakt dokument apo dëshmi që të tregojnë se ata kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja ‘Partizani’. Fillimisht dua t’u bëj një prezantim të disa nga pikave kryesore që janë të rëndësishme për të kuptuar që ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova ose duhet pranohet publikisht që  masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit. Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Taulant Balla në 1 dhjetor 2020, bëri një kallëzim penal, që shumë shpejt u kuptua që ishte i rremë”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy