Begaj pret Lordin Stuart Peach: Bashkëpunim në kuadër të sigurisë kibernetike

Begaj pret Lordin Stuart Peach: Bashkëpunim në kuadër të sigurisë kibernetike

Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. 

Begaj vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Lord Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë.

Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Begaj nënvizoi faktin, se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë. 

Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve. 

Begaj dhe Lord Peach nënvizuan rëndësinë e madhe që ka ruajtja e unitetit, solidaritetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare të NATO-s në përballimin e efekteve të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe influencave ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të dy bashkëbiseduesit u ndalën tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet e ardhshme vendore, të datës 14 maj të këtij viti, tek angazhimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin shumë të rëndësishëm me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe në kuadër të sigurisë kibernetike.

Lord Peach nënvizoi interesin dhe vëmendjen e shtuar të Qeverisë britanike për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht lidhur me agresionin në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy