Shkullaku: S’kam dilema se Rama ka lobuar për ‘non gratën’ e Berishës

Shkullaku: S’kam dilema se Rama ka lobuar për ‘non gratën’ e Berishës

Gazetari Armand Shkullaku në studion e Të Paekspozuarit deklaroi se kryeministri Rama ka lobuar për shpalljen non grata të Sali Berishës. Ai tha se Berisha nuk është simbol i korrupsion, dhe se sipas tij Amerika mund të bëjë dhe gabime.

A mund ti besojmë Amerikës qorrazi? Ata bëjnë dhe gabime. Në këtë rast unë nuk kam dilemë se Rama dhe elementë të tjerë kanë lobuar për shpalljen non grata të Berishës sepse qëllimi i qartë i pushtetit ka qenë shpërbërja, shantazhi ndaj opozitës dhe non grata e Berishës ku na çoi, pikërisht te shpërbërja e opozitës.

Kur Berisha u shpall non grata kishin kaluar 9 vite kur ne i kishim thënë ato që në ‘92 e me radhë. Pra kalohet pak vija e kuqe. Për mua leximi i saj ishte i pastër. Basha e tha vetë që ditën që mori vendim e tha që nuk e besojmë një gjë të tillë.

Berisha nuk është simbol i korrupsion, sipas bindjes sime dhe kur kjo bëhet në mënyrë selektive. Kush është më rrezik për demokracinë sot Berisha apo Taulant Balla, Berisha apo Erion Veliaj, pra prandaj them se Amerika bën disa gabime. Rama me pushtetin që ka mund të ndikonte në mekanizmin e non gratës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy