
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një status në rrjete sociale ka publikuar vendimin e arbitrazhit për çështjen “Bechetti”. Bardhi thotë se Rama gënjen kur thotë se vendimet e kësaj çështje janë konfidenciale dhe të pa publikuara askund.
“Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Beçhetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen ‘Becchett’”, shkruan Bardhi.
Më tej, ai thotë se kryeministri nuk është konfidencialiteti, por ka hallin e tij personal.
“Edi Rama nuk ka hallin e konfidencialitetit. Ka thjesht hallin e vet personal. Ai do ta paguajë dëmin, jo shqiptarët!”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i PD-së.



