Kryemadhi: Përmbushja e detyrimeve të reformës zgjedhore është prioritet për LSI

Kryemadhi: Përmbushja e detyrimeve të reformës zgjedhore është prioritet për LSI

LSI nuk ka shprehur një qëndrim të ndryshëm nga ai që komunikoi në emër të Opozitës së Bashkuar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me reformën zgjedhore.

Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti i saj si kreytare e LSI-së.

Kryemadhi, deklaroi më tej se do të vazhdojë të bëjë të gjitha presionet e nevojshme që reformat ë realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i radhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njëjtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore”, tha ajo.

Sipas saj, pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, ritheksoi edhe një herë se janë të vendosur të realizojnë reformën zgjedhore, si dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy