
Ministri i Brendshëm fatmir Xhafa deklaroi se procesi i Vettingut në polici ka qenë një ide që kur nisi reforma në drejtësi. Numri 1 i Ministrisë së Brendshme bëri një deklaratë e të fortë kur tha se edhe në radhët e policisë ka polic, të inkriminuar apo të korruptuar, por edhe të pa aftë.
“Vettingu në policia ka qenë një ide që kur nisi reforma në drejtësi. Por duke parë nevojën në polici, çuan në këtë angazhim publik për të bërë një proces vlerësimi në radhët e policisë. Përtej historive të veçanta, unë mendoj se në radhët e policisë së shtetit unë mendoj se ka shumë njerëz që janë të aftë dhe të ndërtuar. Ne nisëm vettingun në gjykata dhe prokuror, por menduam se ishte shumë e rëndësishme që dhe ky proces edhe në polici. Të dhënë të shumta tregojnë se në radhët e policisë ka polic, të inkriminuar apo të korruptuar, por edhe të pa aftë”, tha Xhafaj.
Sipas ministrit Shqipëria është një vend i sigurt, për të jetuar dhe për të jetuar, por edhe për të bërë biznes. Gjatë intervistës për vizion plusë ai tha se përsëri në vend ka shumë probleme, por trendi është drejt përmirësimit.
“Sipas statistikave viti 2017 është me numrin më të ulët të vrasjeve, numri i vrasjeve me eksploziv ka qenë zero. Ajo që unë shoh është një tjetër, pasi edhe 10 vrasje janë një problem për mua. Unë nuk e shikoj si një pamje statistikore, por si një problem.”
Ai citoi një sondazh duke thënë se në Shqipëri njerëzit deklarojnë se janë të sigurt. Sipas tij sondazhi është bërë në Elbasan, ku shumica deklarojnë se janë të sigurt si ditën dhe natën.



