Rama i drejtohet shqiptarëve: Askush s’do bënte më shumë se unë dhe qeveria

Rama i drejtohet shqiptarëve: Askush s’do bënte më shumë se unë dhe qeveria

Kryeministri Edi Rama, të martën, i është drejtuar qytetarëve përmes një statusi në Facebook, duke iu bërë thirrje për durim pasi jemi në gjendje lufte.

O ju vëllezër e motra që bëni ca pyetje sikur po vuani nga dora e robit, jo nga dora e zotit! A do ta kuptoni edhe ju, siç e ka kuptuar shumica, se kjo është luftë e vërtetë dhe pyetja është: Po t’i shihnit avionët që ju bombardojnë mbi kokë dhe plagët që hapin, a do ti bënit ato lloj pyetjesh? Presidenti i Francës mbrëmë i tha pesë herë popullit të tij: Jemi në luftë! Ju lutem ndajeni mendjen: Jemi në luftë!”, shkruan ai.

Rama, shkruan se qëndrimi në shtëpi nuk vjen si pasojë e dëshirës së ndonjërit, por pasi e imponon situata.

Nuk jeni në shtëpi se dua unë, po sepse ka një armik që ka sulmuar vendin tonë! Prandaj bëni secili luftën tuaj dhe bëni durim”, thekson Rama.

Ai thekson se po bëjmë gjithçka që është e mundur, ndërsa shton se askush tjetër nuk do të bënte më shumë, se sa po bën ai dhe qeveria e tij.

Askush nuk do të bënte dot më shumë për ju, se sa po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund, unë dhe qeveria ime! Me mish e me shpirt!”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy