Veliaj padit Begajn / Korreshi: Gjykata duhet të shprehet urgjent, dekreti shkeli Kushtetutën (VIDEO)

Veliaj padit Begajn / Korreshi: Gjykata duhet të shprehet urgjent, dekreti shkeli Kushtetutën (VIDEO)

Deputeti demokrat Saimir Korreshi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të dekretit të Presidentit Bajram Begaj, nga avokatët e Erion Veliaj, për zgjedhjet e 9 nëntorit, e sheh si urgjencën më të madhe për Kushtetuesen, shprehjen për këtë çështje.

Në një lidhje për “MCN Live”, ai deklaroi se dekreti i Presidentit është marrë në kundërshtim flagrancë me Kushtetutën e Shqipërisë.

Nuk ka urgjencë më të madhe për Gjykatën Kushtetuese, se sa të ndjekë kërkesën e mbi 30 deputetëve për kundërshtimin e dekretit të Presidentit. 

Që në krye të herës, që thotë se e kemi marrë në shqyrtim duket qartë se Gjykatën Kushtetuese loz me interpretim. 

Gjykata Kushtetuese duhet të kishte pezulluar urgjentisht shkarkimin e Erion Veliaj. 

Gjykata Kushtetuese la shteg dhe artificën që kanë përdorur, duke mos bërë shkarkimin direkt Këshilli i Ministrave por Këshilli Bashkiak, është artificë e pakuptimtë dhe nuk ha çështje interpretimi. 

Është prapë vendimi i Këshillit të Ministrave ai që atakohet. Nëse ankimohet vendimi i Këshillit të Ministrave, që është ai finali, atëherë patjetër që duhet të ketë pezullim të shkarkimit. 

Ka shkelur ligjin nuk ka ardhur në punë, ndaj është shkarkuar. Gjykata Kushtetuese duhet të heqë një herë dekretin e Presidentit se ka një ankimim. 

Dekreti i Presidentit është marrë në kundërshtim flagrancë me Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk mund të kthehet Kushtetuta si një letër pa vlerë në këtë farë feje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy