Tërheqja e trupave nga Afganistani/ Kim: Mirënjohje për sakrificat e Shqipërisë

Tërheqja e trupave nga Afganistani/ Kim: Mirënjohje për sakrificat e Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi pas lajmit për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani. Kim shprehu mirënjohjen e saj në “Twitter” për kontributin e Shqipërisë në këtë drejtim, si një aleate e NATO-s.

Ky postim, vjen pas lajmit se NATO ka tërhequr të gjitha forcat ushtarake nga Afganistani.

POSTIMI I PLOTË

“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si aleate jonë e NATO-s.”

Presidenti Joe Biden bëri të ditur se tërheqja e plotë e trupave ushtarake do të përfundojë përpara datës 11 shtator, kur shënohet edhe 20-vjetori i sulmeve të Al Kaedës kundër Shteteve të Bashkuara. 89 ushtarë shqiptarë pritet të kthehen në shtëpi, pas këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy