Rusta: Ministrja Xhaçka sot në SPAK e thirrur nga prokurorja Kajana që heton aferën e tjetërsimit të pronave të ushtrisë

Rusta: Ministrja Xhaçka sot në SPAK e thirrur nga prokurorja Kajana që heton aferën e tjetërsimit të pronave të ushtrisë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Kjo është hera e dytë që ministrja shkon në SPAK për të dhënë deklaratat e saj, brenda pak javësh.

Në një komunikim për MCN live”, gazetari Arsen Rusta thotë se për të janë të hapura dy çështje hetimi, njëra për denoncimin e deputetëve të PD-së për përdorimin e helikopterëve si dhe për kallëzimet për privatizimet në bazën e Liomionit.

Zonja Xhaçka herën e parë edhe pse u fol se ishte për pronat e ushtrisë, nuk ishte ashtu, por ishte për kallëzimin e bërë nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe nga ish vartësi i saj, Xhemail Gjumshi, lidhur e përdorimin e aseteve të ushtrisë, për fushatë.

Sot Xhaçka është thirrur nga e njëjta prokurore, Manjolla Kajana, e cila heton në këtë moment aferën e tjetërsimit të pronave të ushtrisë, ku më i fundit i sqaruar edhe nga kreu i Prokurorisë Altin Dumani ishte ajo e sekuestros për Portin e Limionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy