Meta, takim "kokë më kokë" me Bashën/  Nuk zyrtarizohen detajet e takimit

Meta, takim "kokë më kokë" me Bashën/ Nuk zyrtarizohen detajet e takimit

Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë mbrëmjen e sotme kreun e PD Lulzim Basha.

Sipas raportimeve të mëdiave, Basha dhe Meta kanë diskutuar në zyrën e Presidentit për rreth 60 minuta “kokë më kokë”, ndërsa nuk bëhen publike detaje të tjera nga takimi.

Mendohet se Basha u thërrit në takim nga Meta për ta falenderuar për mbështetjen që opozita i dha gjatë tubimit 2 marsit, por në të mund të jenë diskutuar edhe skenarë të tjerë të mundshëm në lidhje me veprimet që do pasojnë tubimin.

Tubimi i djeshëm i 2 marsit dhe hapat që do të ndiqen më pas për atë që Presidenti e ka quajtur rikthimin e ligjshmërisë në vend, kanë qenë në fokus të bisedimeve “të fshehta” mes Metës dhe Bashës.

Dje Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një tubim antiqeveritar për të ndalur atë që ai vet e ka quajtur tentativë për grusht shteti nga mazhoranca, ndërsa ka firmosur dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit që shmang betimin në Presidencë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy