Hoxha: Elbasani përcakton zgjedhjet, grupet kriminale shumë të fuqishme financiarisht

Hoxha: Elbasani përcakton zgjedhjet, grupet kriminale shumë të fuqishme financiarisht

“Elbasani është vendi i nxehtë që përcakton zgjedhjet”. Kështu tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, gazetari Artan Hoxha teksa analizoi përplasjen e shumëdiskutuar të ditës së verës në Elbasan. Siç u shpreh Hoxha, grupet e Elbasanit janë shumë të fuqishme financiarisht dhe sipas tij mund të ndikojnë direkt në fushatë.

“Elbasani është vendi i nxehtë që përcakton zgjedhjet. Për fat të keq është ndër qarqet që kanë numrin më të rëndësishëm. Elbasani u vë në qendër të vëmendjes. Dy partitë e mëdha janë përballë njëra-tjetrës dhe kanë në garë LSI-në. PS ka 7 mandate dhe kërkon edhe të tetin. LSI aty ka pasur një marrëveshje që konflikti atë ditë u bë nga ata që erdhën nga Tirana dhe jo nga ata të Elbasanit. Bota e krimit është më prezente aty ku ka para më shumë. Grupet e Elbasanit janë shumë të fuqishëm dhe mund të ndikojnë direkt në fushatë”, u shpreh Hoxha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy